fbpx

Së shpejti! Fluturimet do të kryhen vetëm me këtë pasaportë digjitale, zbërthehen detajet

03fc3c0c7079d25b0bf89b169a077d64_L.jpg

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka publikuar një njoftim së fundmi. Në të thuhet se është thuajse në fazën e fundit të zhvillimit të lejes së udhëtimit, një leje digjitale shëndetësore për rihapjen e sigurtë të kufijve.

IATA gjithashtu ka kërkuar ngritjen e infrastrukturës së nevojshme që duhet të jetë:

Qeveritë të ketë mundësi për verifikimin e vërtetësisë së testeve dhe identitetin e atyre që e paraqesin

Linjat ajrore të kenë aftësinë për të siguruar informacion të saktë për pasagjerët e tyre dhe të vlerësojnë nëse pasagjerët e tyre përmbushin kushtet për të fluturuar

Laboratorët të kenë mundësi të lëshojnë certifikata digjitale të cilat do të njihen nga qeveritë

Udhëtarët të kenë informacion të saktë se ku mund të testohen dhe vaksinohen, dhe si ta paraqesin në mënyrë të saktë këtë informacion te kompanitë ajrore

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303