fbpx

Së shpejti mocion për rrëzimin e qeverisë

Screenshot_1-30.jpg

Në Kosovë mund të kemi shumë shpejt një mocion në Kuvend për të rrëzuar Qeverinë e Kryeministrit Haradinaj.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, për të diskutuar për veprimet për mocionin e mosbesimit,

“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook, Isa Mustafa. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303