Sean Pean: Genet e frikës shkaktojnë homoseksualizëm

640-0-cdd57d09656b564cc43f362ba404af90.jpg

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

Penn foli për pikëpamjet e tij mbi maskulinitetin në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Independent’, ku mes të tjerash tha: “Mendoj se në pikëpamjen tim, burrat po feminizohen”.

Penn – i cili luan në filmin e ri ‘Flag Day’ (Dita e Flamurit) – shtonte: “Unë kam gra të forta në jetën time që nuk e kuptojnë si shtypje natyrën time maskuline. Mendoj se ka shumë gene të frikës që ndoshta po i bëjnë burrat të dortëzojnë xhinset e tyre për të veshur funde”.

Në intervistë ishin prezentë bija e aktorit gjithashtu kolege e tij aktore në filmin ‘Flag Day’, Dylan Penn.

Penn foli gjithashtu në intervistë për aktrimin bashkë me te bijen Dylan, në filmin që bazohet në një histori të vërtetë të treguar në librin e vitit 2004 “Jeta e rreme e babait tim” nga Jennifer Vogel.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303