fbpx

Seanca nis me tensione, opozita rrethon foltoren

parlament-1-675x450.jpeg

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione.

Ndërsa ministrja e re e Financave Anila Denaj ka marrë fjalën në seancën plenare, opozita është rebeluar dhe nuk e ka lejuar të vazhdojë fjalën.

Deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren duke kërkuar të vijë në seancë kryeministri Edi Rama. I pari është çuar kreu i PD Lulzim Basha dhe më pas të tjerët. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë.

Me gjithë tërheqjen e vëmendjes nga ana e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili paralajmëroi se do merrte masa opozita nuk është bindur.

Ministrja Denaj foli për ekonominë dhe shifrat e vitit që lamë pas. “Konsumi u rrit me rreth 2.83% me terma realë vjetorë. Ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me 3.41%. për tremujorin e tretë konsumi total shënoi përshpejtim të ritmit”, tha Denaj. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303