Seanca, PD dhe LSI largohen nga Parlamenti

kuvendi-2_1-768x482.jpg

Ende vijon seanca parlamentare, ku ditën e sotme ka pasur përplasje të shumta mes deputetëve.

Në fillim, pati një përplasje mes Petrit Vasilit dhe Ulsi Manjës, ku më pas vijoi me akuzat e njëpasnjëshme të Ramës dhe Berishës.

Së fundmi, opozita vendosi të braktisë parlamentin menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Deputetët e PD dhe LSI u larguan pak minuta më përpara se të fillonte fjalën zëvendëskryeministri, Erion Braçe.

Kujtojmë që para disa orësh opozita bllokoi foltoren kur ministrja e Financave po mbante fjalën./real-news.tv

scroll to top