fbpx

Seanca për ekstradimin e Assange do mbahet vitin tjetër

assange-2.jpg

Një gjykatë e Londrës vendosi se seanca për të vendosur nëse themeluesi i Wikileaks Julian Assange duhet të dërgohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat kundër tij, duke përfshirë akuzat e spiunimit, do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Assange, 47 vjeç, përballet me 18 akuza në SHBA duke përfshirë komplotin për të sulmuar kompjuterët qeveritarë dhe shkelur një ligj të spiunazhit. Nëse gjendet fajtor për këto akuza, ai mund të kalojë dekada në burg.

“Është e rëndësishme që njerëzit të mos mashtrohen duke besuar se WikiLeaks është asgjë tjetër përveç një publikues”, tha Assange, i cili u shfaq me lidhje në Skype nga një burg në Londër, i veshur me një bluzë gri dhe me syza të zeza.

“Qeveria e SHBA është përpjekur të mashtrojë shtypin,” i tha ai gjykatës së Westminster.

Ndërsa Ben Brandon, avokati që përfaqësonte Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një përmbledhje të akuzave kundër tij, duke përfshirë zbulimin e fjalëkalimit të rrjetit të mbrojtjes të SHBA-ve, Assange i mohoi  akuzat: “Nuk kam hackuar asgjë”.

Assange u lind në Australi dhe u bë i njohur kur WikiLeaks publikoi qindra mijëra sekrete diplomatike amerikane në vitin 2010, duke zemëruar Uashingtonin.

Mbështetësit e tij e përshëndesin atë si një hero për të ekspozuar atë që ata e përshkruajnë si abuzim të pushtetit nga shtetet moderne dhe për përkrahjen e fjalës së lirë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303