Seancë parlamentare? Studentët: Fake News

ProtestaKryeministriaNaten.jpg

Ditën e sotme, Këshillat Studentorë kanë reaguar në lidhje me seancën e jashtëzakonshme që do mbajë Parlamenti.

Në deklaratën e tyre, ata kundërshtojnë se do ketë një seancë parlamentare për 8 kërkesat e studentëve, ku e kanë quajtur ‘Fake News’

“Sot nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona. Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për te na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë. 8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi te bardhe dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika. Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar. Kushdo qe kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve”, lexohet në deklaratën e studentëve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303