29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Seancë, protestë dhe përplasje para Parlamentit

spot_img

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anulua të enjten e kaluar, u zhvillua sot në orën 17:00, duke hedhur në erë kështu planin e opozitës për protestë ditën e enjte. Megjithatë edhe pse u kap në befasi, opozita u organizua dhe me mijëra u mblodhën para sallës së seancave plenare.

Ndërsa deputetët e qeverisë mbanin fjalimet e tyre nga foltorja, drejtuesit e opozitës flisnin në mes të protestuesve. Kjo situatë ka krijuar tensione dhe incidente.

Deputetët dhe ministrat kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës. Teksa ministri Blendi Klosi ishte duke hyrë në oborrin e Kuvendit, disa protestues janë lëshuar drejt tij duke e shtyrë dhe qëlluar dhe me sende të forta. Policia ka ndërhyrë në kohë për të shmangur përplasjen dhe ka neutralizuar protestuesit e dhunshëm. E njëjta situatë është përsëritur dhe me deputetin tjetër të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.

Mazhoranca e zhvilloi këtë seancë për të miratuar strukturën dhe buxhetin e dy institucioneve kyçe të reformës në drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat