Sekretari i Brendshëm britanik i bashkohet garës për kryeministër

javid.jpg

Pasi kryeministrja britanike Theresa May njoftoi dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor, disa kandidatura janë shpallur.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë.

Javid, në një video të postuar të hënën në Twitter, tha se qëllim i tij është “rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja”.

“Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit”, tha Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Javid, 49 vjeç, është me origjinë pakistaneze.

Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom./real-news.tv/

scroll to top