17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Sekretari Pompeo telefonon Bushatin

spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të shprehin vlerësimin ndaj Shqipërisë për vendimin për dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

Ka qenë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili i ka telefonuar ministrit Për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ka qenë vetë ministri Bushati i cili ka njoftuar për telefonatën në një status në Twitter.

Bushati shkruan se Sekretari Pompeo ka falënderuar Qeverinë Shqiptare për lidershipin në marrjen e veprimeve kundër praktikës së papranueshme diplomatike.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin Mike Pompeo, i cili falenderoi Qeverinë Shqiptare për lidershipin në marrjen e veprimeve kundër praktikës së papranueshme diplomatike. Nënvizoi forcat e bashkimit të Shqipërisë me vendet e tjera evropiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera”. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat