Sekreti i dobësimit 8 gota uji në ditë

dobesimi.jpg

 

Sa Ujë Ju Duhet Që Të Humbisni Në Peshë?

 

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese.

Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe uji, këto janë shtyllat kryesore të misionit për të rënë nga pesha.Uji, është zgjedhja më e mirë ndaj pijeve të tjera plot kalori apo sheqer që serviren në dyqane e bare.

Uji është thelbësor për funksionin e trurit, organeve, metabolizmin e pastrimin e organizmit.

Kur vjen puna tek uji, këshilla kryesore që dëgjojmë është që të “pimë shumë ujë në ditë.”

Megjithatë, sa shumë është shumë?

Për disa njerëz, sasia standarde e ujit është 8 gota në ditë, ka të tjerë që kanë nevojë për më shumë e disa të tjerë për më pak.

Ekspertët theksojnë se çdo njeri ka nevoja të ndryshme.

Rregulli i përgjithshëm është që 8 gota ujë në ditë mund të mjaftojnë madje të përmirësojnë rënien nga pesha. Kur e lexon, tetë gota me ujë të duket pak, madje aspak problematike për tu arrirë.

Këtu qëndron sfida e vërtetë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303