Sekreti i rinisë për J.Lo

j.lo-4.jpg

Për këngëtaren dhe aktoren duket se koha ka ndaluar, madje për të duket se vitet ecin prapa. Ajo duket sa gjysma e moshës së saj me fytyrë pa rrudha, forma trupore që çdo vajzë ia ka zili dhe plot rrezatim.

J.Lo ka rrëfyer më në fund sekretin e rinisë së saj.

“Jini të lumtur, jini të lumtur”, ka thënë 49 vjeçarja për “Extra” derisa ajo dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez kanë marrë pjesë në Këshillin e Dizajnerëve të Modës të Amerikës (CFDA) në New York, ku fitoi çmimin si “Ikona e Modës” për këtë vit.

J.Lo është në përfundim të xhirimeve të filmit të saj më të ri “Hustlers”.

Ajo gjithashtu pritet të nisë turneun e saj ndërkombëtar “It’s My Party” më 7 qershor, organizuar për të festuar ditëlindjen e saj të 50-të./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303