fbpx

“Seksi para ndeshjeve i padëmshëm për lojtaret”, deklarata unike e portieres ruse

Screenshot_25.jpg

Elvira Todua, portierja i CSKA Moskës dhe ekipit kombëtar rus, foli për seksin dhe shtatzëninë në futbollin e grave. Ajo deklaroi se është mirë për lojtaret femra të bëjnë seks para ndeshjeve, ndryshe nga djemtë, të cilët nga një numër i madh klubesh nuk lejohen ta bëjnë këtë.

“Është diçka normale dhe e padëmshme që gratë të bëjnë seks para një ndeshje ndërsa, për burrat, unë di se shumë trajnerë nuk e lejojnë këtë”, tha fillimisht 35-vjeçarja, e cila më pas foli edhe në lidhje me kontratat e klubeve për shtatzëninë e mundshme të lojtareve.“Kontratat tona përcaktojnë që klubi është i detyruar të paguajë në rast lindjeje. Ne e kemi atë klauzolë në kontratat tona në CSKA, por nuk është kështu kudo. Unë e di që në klube të tjera, kontratat anulohen në rastin e shtatzënisë”, zbuloi ajo, teksa deklarata e tij ka bërë mjaft bujë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303