Sekuestrimi i 1.2 ton kokainë, Policia shqiptare del me deklaratën bombë

morem.jpg

Një ngjarje e rëndësishme u shënua ditën e djeshme, teksa Departamenti i anti-drogës së Mesolongjit në bashkëpunim me DEA-n amerikanë në Greqi, bën të mundur sekuestrimin e gati 1.2 ton kokainë.

Dyshimet e autoriteve greke janë që kokaina ishte nisur nga Shqipëria, ndërkohë që në pranga ra dhe organizatori i bandës, shqiptari Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.

Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.

Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Në një njoftim të dhënë sot për mediat, policia shqiptare deklaron se ajo ka marrë pjesë po ashtu në operacion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit Shqiptar, pjesëmarrëse në një tjetër operacion të madh ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.

PSH, rol të rëndësishëm e të drejtpërdrejte me hetime  proaktive të operacionin e madh antidrogë, që u zhvillua në Greqi

Policia e Shtetit edhe në këtë operacion, mori pjesë si partnere e barabartë dhe e besueshme mes agjencivd  të rëndësishme ligjzbatuese dhe policive homologe.

Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë,  autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se  Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në  identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën   e funksionimit të  organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në  bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion  për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit tregoi edhe  njëherë profesionalizmin  dhe vendosmërinë për të qenë në krah të partnere strategjikë dhe e barabartë me homologët për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo formë të tij.

scroll to top