Sekuestrohet drogë, lëndë plasëse e municione, pranga të riut në Kurbin (Video)

Policia e Kurbinit ka sekuestruar sot një sasi droge, lëndë plasëse, municione luftarake, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Burime zyrtare pohuan se pas hekurave përfundoi Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë-Mamurras.

Komisariati i Policisë Kurbin

Policia e Kurbinit ka sekuestruar sot një sasi droge, lëndë plasëse, municione luftarake, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Burime zyrtare pohuan se pas hekurave përfundoi Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë-Mamurras.

Të njëjtat burime sqaruan se komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ushtruan kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, ndërsa u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Ata janë kryesisht persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë 34-vjeçarin iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 
– 2 kallëpe lëndë plasëse TNT
– 3 kapsolla elektrodetonatore
– 1 granatë difensive
– 310 fishekë model 56
– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
– 20 celularë dhe 3 numra telefoni
– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)
– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Sipas njoftimit, këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

 

Kurbin Sekuestrohen drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura. Në pranga poseduesi i tyre! Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme. Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Z. M, 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale: – 2 kallepë lëndë plasëse TNT- 3 kapsolla elektrodetonatore – 1 granatë difensive – 310 fishekë model 56- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë – 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër – 20 celularë dhe 3 numra telefoni – 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj) – 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.) – 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa) – pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj. Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre. Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.Policia e Lezhës, falendëron qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit, duke u garantuar ruajtjen e an

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 11 octobre 2018

 

Lër një koment