fbpx

Selami Jenisheri paralajmëron: Në shtator do përsëritet situatë destibalizuese si ajo e 1997

selami-1.png

Selami Jenisheri i ka lënë të gjithë deputetët pa fjalë me deklaratën e tij nga foltorja e Kuvendit.

Jenisheri thekson se Shqipëria në shtator do shkojë në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.

“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament Duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997.

Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303