fbpx

Selami Jenisheri zbulon haptazi synimet e tij në politikë: Do pranoja të bëhesha President i Shqipërisë

selami-721x405.jpg

Deputeti Selami Jenisheri, kreu i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, ka folur haptazi se do ishte i gatshëm që të bëhej president i vendit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, Jenisheri iu përgjigj me po, pyetjes nëse do të pranonte nëse do t’i jepej mundësia të bëhej president.

 Unë do të pranoja, – tha deputeti. –  Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303