Selena Gomez, gati këngën për Justin Bieber? Ja çfarë dyshojnë fansat

“Lose you to love me” titullohet kënga më e re e Selena Gomez, e cila mendohet se është një dedikim ndaj ish-it të saj, Justin Bieber.

Titulli përkthehet ‘Mu desh të humbisja ty për të dashur veten’ dhe teksti i referohet një dashurie të humbur.

Menjëherë pas kësaj fotoje një lumë komentesh ka vërshuar dhe nuk janë të paktë ata që mendojnë se kënga i dedikohet Justin Bieber.

“A jam e vetmja që mendoj se kënga është dedikim për një dashuri të vjetër?”-shkruan një komentues.