Selena Gomez ka marrë një vendim të rëndësishëm…

Selena Gomez është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore që kur ka dalë nga qendra e rehabilitimit.

Ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm për tu përmirësuar dhe është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

“Selena nuk ndihet mirë me veten e saj por po mundohet të bëjë më të mirën,”-tha një mik i saj. “Të gjithë janë krenarë për atë që ajo ka arritur vetëm në disa muaj.”

Për dy javët e fundit, këngëtarja është parë në publik duke bërë shëtitje në Canyonin Runyon të L.A. Ajo ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e miqve të saj.

Më 3 janar, raportohet se Justin u pa në zonë me shpresën për të takuar Selenën.

“Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomez i kërkoj atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me të tani,”- shtoi burimi. “Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Hailey. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë vetëm. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justin vazhdon të jetë ende pjesë e saj.”/real-news.tv/

Lër një koment