Selena harron përgjithmonë Justin, ja veprimi i saj

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez i ka vënë vulën njëherë e përgjithmonë ndarjes së saj nga ishi, Justin Bieber.

Të gjithë i kujtojmë mjaft mirë ndarjet dhe ribashkimet e herëpashershme mes tyre, por tanimë Selena ka vendosur të hapë një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo ka fshirë një foto të Justin nga profili i saj në Instagram, ku të gjithë fansat e këngëtarëve kanë komentuar veprimin e saj.

“1 mars 1994, dikush që unë njoh, që është super cool erdhi në jetë. Boom”, shkruante Selena një vit më parë në Instagram për ditëlindjen e Justin.

Nga ana tjetër, Justin vijon jetën e tij i martuar me modelen Hailey Baldwin, ndërkohë Selena së shpejti do të sjellë filmin e saj më të ri. /real-news.tv