fbpx

Senati amerikan nuk do të mbështesë më forcat saudite në luftën e Jemenit

104534004_mediaitem104534001.jpg

Senati i SHBA ka marrë një masë për të tërhequr mbështetjen amerikane për një koalicion të udhëhequr nga Saudia që lufton në Jemen.

Shumë senatorë janë të pakënaqur me përgjigjen e Trumpit ndaj vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis i kishin kërkuar senatorëve të mos e mbështetin mocionin, duke thënë se kjo do të përkeqësonte situatën në Jemen.

Gjithsesi, senatorët votuan 63-37 për të marrë një mocion për t’i dhënë fund mbështetjes amerikane.

Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një banor i SHBA.

Kritika ndaj Arabisë Saudite është rritur që pas vrasjes së gazetarit ndërsa vizitoi konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.

Senatorët amerikanë, të cilët u takuan në një sesion të mbyllur mbi marrëdhëniet me Arabinë Saudite të mërkurën, gjithashtu kritikuan ashpër mungesën e drejtores së CIA-s në seancën e tyre.

Gina Haspel ka dëgjuar një regjistrim të vrasjes së Khashoggi nga Turqia dhe ka studiuar provat për këtë rast.

Një senator e përshkroi mungesën e saj si një “maskim”.

Vota e Senatit shihet si një qortim ndaj Presidentit Trump i cili e ka përshkruar Arabinë Saudite si një aleat jetik dhe i ka rezistuar thirrjeve për sanksione kundër udhëheqjes së mbretërisë.

Javën e kaluar,  Trump hodhi poshtë një vlerësim të raportuar të CIA-s që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ishte përgjegjës për vdekjen e Khashoggi.

Por, edhe nëse Senati e kalon rezolutën, nuk ka gjasa të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve aktuale. Republikanët mbajnë shumicën dhe kanë hedhur poshtë masat e ngjashme në të kaluarën.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në janar, kur demokratët të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *