Pas Universitetit Bujqësor, ka reaguar edhe Senati Akademik i Politeknikut në lidhje me 8 kërkesat e studentëve. Ata shprehen se mbështesin protestën e studentëve dhe në bazë të saj kanë arritur në disa vendime kryesore. Në bazë të deklaratës së shpërndarë, theksohet se Senati Akademik i UPT-së mbështet kërkesat për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit, si dhe do të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e problematikave që i takojnë këtij universiteti.
Së fundmi, UPT ka dhënë edhe disa propozime sa i takon problemeve të ngritura
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.