fbpx

“Trump do të rivlerësojë planin për të sulmuar ISIS”

104992223_mediaitem104992222.jpg

Senatori republikan Lindsey Graham deklaroi se presidenti Donald Trump ka rënë dakord të rivlerësojë planet e tij për të tërhequr menjëherë të gjitha trupat amerikane nga vendi.

Graham tha se Presidenti i SHBA Donald Trump mbetet i angazhuar për të mposhtur Shtetin Islamik (IS) në Siri, pavarësisht planit të tij për të tërhequr trupat amerikane.

Senatori Lindsey Graham deklaroi se tërheqja është ngadalësuar dhe se presidenti Trump e siguroi për angazhimin e tij pasi e takoi atë të dielën.

Plani i tërheqjes së trupave të Trump u prit me kritika të forta nga aleatët kryesorë, dhe nga disa republikanë.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi deklaratën e Graham.

“Unë mendoj se jemi në një situatë pauze ku po rishqyrtojmë se cila është mënyra më e mirë për të arritur qëllimin e presidentit për të bërë që njerëzit të paguajnë më shumë dhe të bëjnë më shumë”, tha Graham.

Ai nuk e shpjegoi këtë, por The New York Times raporton se ai mund t’i referohet garancive që u jepen zyrtarëve ushtarakë që ata mund të kenë më shumë se 30 ditë kohë për të siguruar një tërheqje të rregullt të trupave.

Më 19 dhjetor, presidenti Trump njoftoi tërheqjen e rreth 2,000 trupave, duke pohuar se IS është mundur.

Kritikët e planit kontestojnë këtë pretendim, duke argumentuar se masa mund të çojë në një ringjallje të IS, çka do të dëmtonte sigurinë kombëtare./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *