33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sensorët optikë, revolucioni shkencor për shëndetin

spot_img

Sensorë optikë mikroskopikë, që lejojnë monitorimin në një kohë reale të shëndetit të pacientëve, janë zhvilluar nga shkencëtarët e Australian National University të Kanberës.

Këta sensorë, 50 herë më të hollë sesa një fije floku, mund të montohen në një pajisje të veshur, si një orë dore, për të lejuar mjekët dhe personat të kontrollojnë gjendjen e shëndetit.

Zbulimi në bashkëpunim me Chalmers University of Technology do të lejojë mjekët të diagnostikojnë sëmundje si diabeti, shumë më parë sesa është i mundur evidentimi sot.

”Ky zbulim hap portat e një revolucioni të kurimeve dhe demonstron se jemi në një arritje të mbarë. Ky projekt i një gjenerate të re ndihmon personat të kenë një shëndet dhe një cilësi jete më të mirë”, shkruan përgjegjesi i kërkimit Antonio Tricoli.

Sensorët mund të matin përqëndrimin e gazrave që lëshohen nëpërmjet lëkurës dhe frymëmarjes, të quajtura metabolite.

Mjafton të përdoresh impulsin e dritës për të kostatuar biomarkatorin e një sëmundjeje.

Nuk do të jenë të nevojshme bateritë apo impiante laboratorike të kushtueshme. Mund të eliminohen analizat e gjakut dhe shumë procedura të tjera me ndërhyrje.

”Mikrosensorët optikë janë shumë të zhdërvjellët dhe mund të kenë shumë aplikacione të tjera, që nga bujqësia për të parë se një peme ka një sëmundje dhe se frutat janë të bëra, deri tek eksplorimi i hapësirës.

Duke qënë super të lehtë dhe mikroskopikë, ata mund të montohen në mikrosatelitë dhe në mjete të vogla hapësinore që mund të ndihmojnë në kerkimin e jetës jashtë Tokës duke nxjerrë në pah shenja të molekulave organike dhe të organizmave të gjalla larg planetit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat