Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka reaguar pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron pasi ky i fundit tha se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër.
“Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014.“-tha Zëdhënësi Oleg Nikolenko.
Ai shtoi se “njerëzit vëllezër” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre.
Macron e kishte përdorur shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid.