fbpx

Serbët e Kosovës japin dorëheqje nga të gjitha institucionet?!

marko-gjuric.jpg

Serbët e Kosovës kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kështu po shkruajnë mediat serbe sipas burimeve të veta.

Marko Gjuriç, ka thënë për mediat atje se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje, dhe se organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, shkruan Sputnik.

Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatese, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre.

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Djuriq ka thënë për “Happy TV” se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

I pyetur nëse pret reagim nga Prishtina pas një vendimi të tillë nga serbët në Kosovë, Gjuriç ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë por reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *