fbpx

Serbia ndalon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare

Autoritetet serbe ndalojnë përdorimin e flamurit kombëtar në Luginën e Preshevës, madje ato familje që përdorin flamurin kombëtar në dasma a tubime të ndryshme, do të gjobiten nga shteti serb.

Shqiptarët atje janë pakicë e vetme që nuk u lejohet përdorimi i simboleve kombëtare me ligj. Lidhur me këtë akt, reaguan institucionet lokale nga viset e banuara me shqiptarë.

Kështu, një reagim ndaj këtij akti pati Nazmi Hajredini, kryetar i OVL UPÇMB-së, i cili kishte përjetuar vetë këtë akt, duke e penguar përdorimin e flamurit në një festë familjare të tijin. Kundër një vendimi të tillë të shteti serb kanë reaguar edhe përfaqësues tjerë të institucioneve lokale dhe partitë politike shqiptare atje.

Për shkak të veprimeve të tilla represive nga shteti serb, shumë shqiptarë  janë detyruar të largohen nga atje.