“Serbisë i ka bërë mirë tarifa 100 %”

Kadri-Veseli.jpg

Kosovën nuk po e tundin nga vendimi i saj për tarifën 100% për mallrat serbe as thirrjet e ndërkombëtarëve.  SHBA dhe BE nuk ka mundur t’i bindë drejtuesit e Kosovës.

Ditën e sotme për këtë ccështje ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se taksa duhet të mbetet në fuqi.

“Taksa 100% i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion i një  agresiviteti që e ka sjell Serbia për faktin se për një kohë të gjatë ka qenë agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën” tha ndër të tjera Veseli. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303