fbpx

Sergio Ramos: E dua medoemos La Ligën! S’ka rëndësi kush i shënon golat

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, shënoi golin e vetëm në takimin kundër Bilbaos në transfertë, duke i dhënë tre pikë të arta “Galaktikëve”. Ramos, menjëherë pas ndeshjes, u shpreh:

“E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e komplikuar. Ne kemi treguar përsëri një shpirt të madh gare dhe një formë fizike të shkëlqyer. Penalltia e Bilbaos? Këmba e Raul Garcias u përplas me mua, unë e kisha shpinën e kthyer dhe nuk ishte e qëllimshme. Nuk mendoj se ishte kontakt i mjaftueshëm për penallti.

Unë dua të fitoj La Ligan, nuk ka rëndësi për mua kush i shënon golat. Nëse do të doja trofe individualë, do të luaja tenis. E duam me doemos këtë kampionat! La Liga as nuk fitohet, as nuk humbet prej arbitrit. Duhet të shikoni futbollistët, ata fitojnë ose humbasin”, u shpreh Ramos pas ndeshjes.