Sërish akuza për tradhti për të fejuarin e J.Lo

Fejesa e Jennifer Lopez me Alex Rodriguez bëri menjëherë bujë në media. Megjithatë, kjo fejesë nuk ka qenë pa drama.

Fillimisht, ish-kolegu i Alex, pretendonte se ai e kishte tradhtuar Jennifer me ish-bashkëshorten e tij, por Jennifer dhe Alex vendosën që të mos i kushtonin vëmendje këtyre lajmeve.

Së fundmi, një ish-modele e ‘Playboy’ e ka akuzuar sërish Alex se e ka tradhtuar Jennifer me atë. Zoe Gregory është shprehur se 43-vjeçari i ka dërguar shumë shpesh mesazhe në telefon, duke i kërkuar favore seksuale dhe e gjitha kjo, vetëm 3 javë përpara se Alex ti propozonte këngëtares.

Nuk e dimë nëse do të ketë një reagim këtë herë dhe se si do të reagojë Jennifer kësaj radhe./real-news.tv/