fbpx

Sërish dronë në aeroportin e Londrës, pezullohen fluturimet

105108774_heathrow2_pa.jpg

Fluturimet në aeroportin e Londrës, Heathrow janë pezulluar sërish pas prezencës së një droni tjetër në aeroport.

Një zëdhënëse e aeroportit Heathrow tha se ata po punonin me policinë për “të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë operacionale”.

“Ne kemi pezulluar fluturimet si një masë parandaluese, ndërsa ngjarja po hetohet. Kërkojmë ndjesë për udhëtarët për çdo shqetësim të shkaktuar.”-tha zëdhënësja e aeroportit.

Pezullimi vjen pas ndërprerjes së muajit të kaluar në aeroportin e Gatwick, pasi u shfaqën disa dronë në pistat e fluturimit.

Zyrtarët britanikë deklaruan së fundi se kishin marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla dhe se do  të investohej në teknologji për të zbuluar prezencën e dronëve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *