Sërish konferencë, Meta paralajmëron vendimin e radhës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë lëvizjen e tij të radhës duke njoftuar se sot do të zhvillojë një tjetër konferencë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë që PS ka paralajmëruar shkarkimin e tij nga posti i Presidentit, Meta bën thirrje se në orën 17:00 do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Presidencë.

Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë presidenti kësaj here.

Njoftimi i Presidencës

Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!/real-news.tv