Serish ndryshime ‘kokash’ në prokurori

prokuroria.jpg

Vijojnë ndryshimet apo lëvizjet e rëndësishme në Prokurorinë shqiptare. Edhe pse debatet për kompetencat e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme vazhdojnë, Arta Marku nga ana tjetër vijon të komandojë apo urdhërojë lëvizje të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme mësohet se ajo ka ndryshuar disa prej drejtuesve të njësive hetimore në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Top Channel është larguar drejtuesja e deritanishme e Task-Forcës Deniona Katro dhe në vend të saj është komanduar Marieta Zaimi.

Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në prokurori, është larguar nga kjo detyrë. Këtë post e ka marrë prokurori Genci Qana.

Edhe drejtuesi i Sektorit të Vrasjeve në Prokurorinë e Tiranës është ndryshuar., Elina Kondi që mbante këtë detyrë deri më tani është zëvendësuar nga Armand Gurakuqi. Të tre drejtuesit e sektorëve kanë kaluar prokurorë të thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës.

Është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.

scroll to top