Shtatë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I dyshuari është mes të vdekurve, ka thënë zëdhënësi i zyrës së sherifit, Lt. Sara Pack. Autoritetet thanë se incidenti i dyshuar është vrasje e dyshuar dhe vetëvrasje, mirëpo autoritetet ende janë duke hetuar për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në Moncure, rreth 30 milje në jug-perëndim të Raleigh. Shtatë të vdekurit janë qëlluar në shtëpi të ndryshme, por në të njëjtën pronë.
Advertisement