Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se partia e tij nuk do e respektojë marrëveshjen e 4 shtatorit nëse rikthehen në qeverisje. “Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jokoherente dhe jotransparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.
“Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë” “Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, përfundon ai.
Ndërkohë i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell ka reaguar ndaj komenteve të Kurtit. “Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të besoni se Albin Kurti do jetë kundër Shteteve të Bashkuara.
Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk e paguan qiranë; puna po,” shkruan ai.

