Sërish përplasje mes ‘jelekverdhëve’ dhe policisë

france-1.jpg

Ende vijon protesta e jelekverdhëve kundër reformës së ndërmarrë nga Emmanuel Macron për karburantin. Ditën e djeshme shënohet një tjetër incident mes tyre dhe policisë, ku sipas disa videove që kanë qarkulluar në media, shihet qartë që ka pasur përplasje të lehta mes dy grupeve.

Mësohet se kanë qenë rreth 7000 jelekverdhë që protestonin ditën e djeshme. Gjithashtu, ata hodhën fishekzjarrë, shishe dhe gurë drejt policisë. Këta të fundit, ‘sulmuan’ me gaz lotsjellës, ku situata u bë akoma edhe m agresive.

‘Macron, largohu!’, ishin thirrjet e tyre./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303