33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sërish probleme për Martin Shkrelin

spot_img

Byroja amerikane e burgjeve është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.

“Kur ka akuza për sjellje të keqe, subjekti hetohet tërësisht dhe veprimet e duhura janë marrë për të parë nëse pohimet e tilla janë të vërteta,” tha Byroja e Burgjeve në një deklaratë. “Ky pretendim është aktualisht nën hetim.”

Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë.

Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli është dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të investitorëve.

Shkreli, i lindur në Bruklin me prindër shqiptarë që kanë emigruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.

Ai është duke kryer dënimin e tij në një burg në New Jersey./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat