fbpx

Serish raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet gjendja

104 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar së fundmi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 42 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,393.