fbpx

Serish rritet numri i vdekjeve në Kosovë, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Situata në Kosovë sa vjen edhe bëhet më keq për shkak të koronavirusit. Mësohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 viktima dhe 226 të prekur.

Njëkohësisht kanë fituar betejën me virusin edhe 115 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4578. Aktualisht në Kosovë numërohen 3525 raste aktive.

Njoftimi i MSH:

Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.