Sërish sulm me armë në Missouri, vritet një vajzë 8-vjeçare, plagosen 3 të tjerë

Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri.

Ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.

Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar.

Sa i përket viktimës, autoritetet kanë deklaruar se ajo ishte e shoqëruar nga familjarët kur nisën të shtënat.

Që prej muajit prill ka arritur në 12 numri i fëmijëve apo adoleshentëve që kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë. Kjo situatë ka ngritur shqetësim të madh te autoritetet dhe te banorët.

Missouri ndodhet qendër të SHBA-së dhe ka një popullsi totale prej 6 milionë banorësh.