fbpx

Serish të gjithë te rezidenca e ambasadës, rifillon puna për reformën

Serish kla lëvizje. Pas një pushimi përfaqësuesit e partive në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore janë rikthyer pak minuta më parë në Rezidencën Amerikane.

Mësohet se Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri kanë shkuar sërish në tryezën që po ndërmjetësojnë ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.

Ndërkohë, pas pak minutash pritet që aty të shkojnë dhe Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Insistimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim, pritet të japë rezultat për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa aktualisht raportohet se palët kanë rënë dakort për disa kërkesa.