fbpx

Sërish zjarre në Athinë, në rrezik zonat e banuara

zjarre-ne-athinee.jpg

Pas zjarrit që ra në Malin Hymettus në Athinë, zjarrfikësit grekë vunë në kontroll edhe një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës. Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.

Më shumë se 130 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në shuarjen e flakëve.

Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë celcius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.

Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit ç’ka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel. Dy zjarre të tjera u shuan të shtunën në maratonë, afër Matit, resortit bregdetar ku vitin e kaluar humbën jetën 102 persona, në katastrofën më të rëndë si pasojë e zjarreve të regjistruar në Greqi.

Shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët nënvizuan se kjo ishte hera e parë që nga 2012 që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303