Serish zonë e kuqe? Rama jep lajmin shumë të keq për Tiranën

edi-rama-per-mediat-1-1-770x442-1.gif

Në intervistën që dha mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Tirana do të mbetet zonë e kuqe.

Ai tha se situata në Tiranë është shumë e rrezikshme. “Janë zërat e institucioneve të specializuara, zërat e gjithë ekspertizës globale. jemi në fazë të rrezikut real sepse hapja shoqërohet me rrezik. Ne kemi sot një hapje të qenësishme që ka kthyer në punë forcën dërrmuese të forcave të punës me përjashtim të atyre kategorive që janë të penguara një pjesë e madhe hapen në javën në vijim. Nuk është një sfidë që mund ta bëjmë me shoqërinë sepse jam i bindur që nëse e provojmë ne kthehemi aty ku nuk do donim të ishim. Nëse të gjithëve iu lejohet të spekulojnë mua nuk më lejohet të bëj gabime trashanike. Tirana do të mbetet zonë e kuqe. Tirana sipas të gjitha gjasave, nëse numrat na flasin do të jetë e fundit që do të çlirohet për shkak se situata nuk është premtuese. Do ndalohet komunikimi mes zonave të kuqe dhe të gjelbra. Po punojmë intensivisht për një strategji të transportit publik”, deklaroi Rama në “Opinion”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303