TË FUNDIT

“Sfida e radhës e qeverisë”. Manastriliu jep lajmin, ja ç’do ndodhë

“Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor”, Kështu ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në investimin më të ri në Tiranë, ku do të vendoset Qendra Shëndetësore nr. 1, e cila i shërben banorëve të Njësive Administrative nr.1 dhe nr, 2 në kryeqytet.

“Vendosja në këtë godinë të re e Qendrës Shëndetësore 1, së bashku me shërbime të integruara, është pjesë e strategjisë tonë të re për kujdesin parësor, një strategji e miratuar nga qeveria në muajin Maj të këtij viti dhe që synon të integrojë shërbimin shëndetësor me kujdesin social. Ne fillojmë dhe pilotojmë shërbimet e integruara nga Qendra Shëndetësore nr.1, që do të transformohet, për të ofruar një kujdes cilësor për komunitetin dhe për të bërë të mundur shërbimet shëndetësore të integruara. Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor”. Qendra Shëndetësore Nr .1, aktualisht është një ndër qendrat më të mira që ne kemi, që ofron shërbime të kujdeist parësor për 82 mijë banorë, por brenda hapësira të kufizuar ku nuk arrihet dot që te kemi mundësi të shtrojmë shërbime alternative, të krijojmë ato mjedise të përshtatshme për komunitetin, qoftë për nënat e reja, qoftë për fëmijët, po edhe për personat me aftësi të kufizuar, pasi aksesi ështëi kufizuar”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat