Sfida me Anglinë/ Trajneri Reja del në konferencë për media, konfirmon mungesën e Kumbullës

edi.jpg

Trajneri i Kombëtares Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për media ku kanë folur për sfidën me Anginë që do zhvillohet nesër.

Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

KEJN DHE LOJTARËT E TJERË- Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe [për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fond, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani.

MOTIVIMI PËR NDESHJEN DHE SI NDALOHET ANGLIA– Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euiorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303