20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Sfida me Jordaninë, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

spot_img

Vetëm pak ditë para përballjes shumë të rëndësishme me Izraelin, kuqezinjtë do të kenë sot një sfidë miqësore me Jordanin, e cila sipas trajnerit Panucci është shumë e ngjashme me kundërshtarin e pas 4 ditëve.

Shqipëria do të zbresë sot në “Elbasan Arena” për të testuar forcat. Pritet që trajneri Panucci të përcaktojë një formacion 4-2-3-1.

Në portë do të jetë Strakosha, i cili duket i pazëvendësueshëm.

Në mbrojtje nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Balaj e Manaj janë në balotazh, me shkodranin më të avantazhuar.

Sfida me Jordaninë, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat