fbpx

Shahini: Greva e pedagogëve, haptazi partiake

Besa-Shahini-696x543-e1545993333987-780x439.jpg

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’, në lidhje me protestën e studentëve dhe grevën e nisur nga pedagogët.

Shahini shkruan se studentët kanë filluar të kthehen në auditore, por tanimë pedagogët nuk gjenden aty pasi janë në grevë.

Sipas ministres së Arsimit, shumë pedagogë kanë dalë haptazi që janë partiakë, të cilët vendosin të bojkotojnë auditorët.

“Më vjen keq gjithashtu që udhëheqësit e Universitetit të Tiranës nuk merren me pjesën që u takon për të adresuar çështjet që kanë pedagogët dhe studentët.
Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të diskutojmë me studentë dhe pedagogë për #paktinpëruniversitetin duke përmbushur pjesën tonë të zotimit që morrëm në dhjetor”, shkruan Shahini në Facebook.

Në tej, ministrja shkruan se qeveria do jetë e gatshme të vendosë në dispozicion resurset nëse universitetet plotësojnë kërkesat e studentëve

“Nëse universitetet janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e studentëve, ne vëmë resurse në dispozicion dhe ua lëmë universiteteve të udhëheqin procesin. E kemi thënë disa herë: asgjë nuk është e shkruar në gur. #paktipëruniversitetin është një pikënisje – mund ta pasurojmë dhe ndryshojmë siç duan aktorët e përfshirë”, shkruan ministrja e Arsimit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303