Shakaja në Facebook për koronavirusin, blogerja tuniziane gjashtë muaj burg

1-198-780x439.jpg

Gjykata në Tunizi ka dënuar blogurën Emnu Chargui me gjashtë muaj burgim dhe me 700 dollarë, për shkak të ripostimit të një shakaje në Facebook për coronavirusin, të shkruar në “stilin” e ajeteve kuranore të titulluar “Sureja Corona”, raporton France 24.

“Nuk është në rregull, nuk është e drejtë… kjo dëshmon se këtu nuk ka liri”, ka deklaruar nga shtëpia 27-vjeqarja Chargui e cila nga shtëpia e priste verdiktin.

Ajo planifikon të ankohet në një periudhë prej 10 ditëve. Në anën tjetër zëdhënësi i gjykatës Mohsen Dali, ka deklaruar se Chargui është dënuar nën akuzën për nxitje të urrejtjes mes feve dhe racave. Rastin e kanë kritikuar grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303