Shakira: S’martohem me Pique, dua të më shohë vetëm si dashnore!

Shakira zbulon motivin që e frenon të martohet me Gerard Piqué. Këngëtarja e famshme kolumbiane e bëri këtë deklaratë teksa po fliste për historinë e saj të dashurisë për një televizion amerikan. Ajo është në krahët e mbrojtësit të Barcelonës që nga viti 2011 dhe çifti ka sjellë në jetë dy fëmijë, Milanin dhe Sashën.

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shohë si gruan e tij, por thjesht si të dashurën e tij, apo siç thuhet ndryshe si dashnore. Në njëfarë mënyrë, si një frut të ndaluar.”

Më tej, 42-vjeçarja, 10 vite më e madhe se Pique, tregon sesi u lidh me mbrojtësin e Barçës.

“Nuk isha e dhënë pas futbollit, kështu që as e dija se kush ishte, por, kur pashë rastësisht një video, mendova: ky djalë është i lezetshëm. Pastaj, dikush vendosi që të na prezantonte.”