fbpx

Sharon Stone: Aktori që ka puthur më mirë ka qenë De Niro

Aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone ka thënë se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.

Dy yjet, tashmë përkatësisht 62-vjeç dhe 77-vjeç ishin në rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.

“Robert De Niro ka qenë padyshim aktori që ka puthur më i mirë”, tha  Sharon gjatë një interviste. Në atë kohë filmi bëri shumë bujë në sajë të performancës së tyre dhe përmbajtjes.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore, prandaj nuk mund ta krahasoj asgjë me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka shokuar Stone me deklaratën e saj.